Ndërlidhjet

Arrestohet pengmarrësi, lirohen pengjet në Francë


Ilustrim

Ilustrim

Policia franceze ka njoftuar se personi i armatosur i cili po mbante dy pengje në një postë jashtë Parisit, është arrestuar ndërsa pengjet janë liruar.

Agjencia AFP e citon një zyrtar policor të thënë se pengmarrësi është dorëzuar dhe se policia nuk është detyruar që ta sulmoj ndërtesën.

Policia franceze ka njoftuar më herët se një person i armatosur po i mban dy pengje në një postë në Colombes, një qytet në veriperëndim të Parisit.

Radio RTL ka njoftuar se një person i armatosur me një kallashnikov, një pistoletë dhe me granata dore, po i mban tri pengje.

Radio ka njoftuar se policia është në kontakt me pengmarrësin i cili nuk ka paraqitur ndonjë kërkesë.

Policia tha se deri më tani nuk është vërtetuar nëse ekziston ndonjë lidhje e rastit të sotëm me rastet ku kanë mbetur të vdekur 17 njerëz në Paris.

XS
SM
MD
LG