Ndërlidhjet

logo-print

Drejtori i AKI-së, Bashkim Smakaj, jep dorëheqje


Bashkim Smakaj, foto nga arkivi

Bashkim Smakaj, foto nga arkivi

Drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj, ka dhënë dorëheqje.

Në një komunikatë për shtyp të publikuar nga zyra e presidentes së Republikës, Atifete Jahjaga, thuhet se presidentja dhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kanë pranuar sot dorëheqjen e zotit Smakaj, por arsyet e kësaj dorëheqjeje nuk janë bërë publike.

Jahjaga dhe Mustafa citohen të kenë "vlerësuar punën gjashtëvjeçare të Smakajt në themelimin dhe ndërtimin e AKI-së".

XS
SM
MD
LG