Ndërlidhjet

EULEX ngre aktakuzë për keqpërdorim të mbi 6 milionë eurove në KEK


Ilustrim
Ilustrim

Përmes një kumtese të lëshuar, misioni EULEX ka bërë me dije se Prokuroria Speciale e ka ngritur një aktakuzë për korrupsion lidhur me kompaninë publike Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).

Sipas komunikatës, aktakuza është ngritur ndaj shtatë personave të cilët dyshohen për kryerjen e disa veprave penale.

Në mesin e veprave penale për të cilat dyshohen të pandehurit janë: Mashtrimi dhe falsifikimi i dokumenteve, Shpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit, Nxitja për shpërdorimin e pozitës zyrtare apo autoritetit si dhe Lidhja e kontratave të dëmshme.

Vlera e dëmit që është shkaktuar nga ky rasti i korrupsionit, sipas misionit EULEX, është 6 milionë e 182 mijë euro.

Rasti është hetuar nga një prokuror ndërkombëtar.

XS
SM
MD
LG