Ndërlidhjet

Policia interviston opozitarin rus


Ilustrim

Ilustrim

Udhëheqësi i opozitës ruse, Aleksei Navalny, ka thënë sot se zyra e tij ku vepron fondacioni kundër korrupsionit, është duke u kontrolluar nga ana e policisë.

Navalny ka shkruar në rrjetin Twitter se është marrë në pyetje nga hetuesit rusë në Komitetin Hetues Federal, ku edhe ka kuptuar se është duke iu kontrolluar zyra në Moskë.

Ai ka shkruar sot poashtu se hetuesit rusë në Komitetim Hetues Federal e kanë marrë në pyetje atë në lidhje me aktivitetet e fondacionit të tij kundër korrupsionit.

Navalny gjendet në arrest shtëpiak që nga 30 dhjetori kur është dënuar me kusht për tri vite e gjysmë.

Ai është dënuar nën akuzat për vjedhje.

Ai është urdhëruar që të qëndroj në arrest shtëpiak, ndonëse një masë të tillë Navalny e konsideron si të paligjshme.

XS
SM
MD
LG