Ndërlidhjet

logo-print

Ministria e Shëndetësisë edhe këtë vit ka ndarë fondin prej 6 milion eurosh, për trajtimin e pacientëve jashtë institutcioneve publike shëndetësore.

Drejtori i departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti, ka bërë të ditur se vitin e kaluar ministria ka pranuar 1800 aplikacione nga pacientët, për marrjen e shërbimeve që nuk i ofron QKUK-ja, derisa kanë përfituar 890 pacientë.

Sipas zotit Hoti, përveq marrjes së shërbimeve shëndetësore jashtë Kosovës, marrëveshja me institutcione shëndetësore private, ekziston dhe është duke u zbatuar.

"Edhe për fondin e ndarë për leokemi dhe sëmundje të rënda, 24 pacientë që kan pasur nevojë i kanë realizuar përmes këtij programi. Ministria i ka përmbushur pothuajse gati të gjitha kërkesat që kanë pasur pacientët".

Ministria e Shëndetësisë edhe këtë vit do të trajtoj ato raste që konfirmohen me shkrim nga konsoliumi i mjekëve që nuk mund të trajtohen në institutcione publike.Andaj, raportet do të vazhdojnë dhe varësisht prej sferave që qeveria i sheh si të nevojshme do të vazhdohet edhe me partneritetin publiko privat".

Ndërkaq këshilltari i ministrit të shëndetësisë Izet Sadiku, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se fondi për shërim jashtë institutcioneve shëndetësore publike këtë vit është rritur për një million euro, derisa totali për këtë vit arrin në 6 milion euro.

"Këtë vit me rishiqim të buxhetit kemi ndarë 14 milion euro më shumë, ku për kontratë kolektive kanë shkuar 10.5 milion, derisa 4 milion për shëndetësi, 3 milion për barna si dhe 1 milion i janë shtuar fondit për shërim jashtë institutcioneve publike shëndetësore, duke arritur kështu shumën prej 6 milion euro për këtë program.

Por, sindikalistët e shëndetësisë, paratë e ndara për trajtimin e pacientëve në spitale private por edhe jashtë vendit thonë se duhet menaxhuar me kujdes, në mënyrë që të mos keqpërdoren.

Blerim Syla, kryetar i sindikatës së shëndetësisë jep hollësi të tjera.

"Sa i përket partneritetit publiko-privat, ne kemi ngritur këtë çështje dhe mendoj se është e pamundshme të funksionojë suksesshëm, pasi që në Kosovë në institutcionet private nuk ka më shumë se 200 shtretër".

"Apeloj tek qeveria aktuale, që aty ku bëhet partneriteti publiko-privat, të bëhet konform standardeve dhe ligjeve dhe të mos ipen parat në mënyrë paushalle".

"Patologjitë që nuk kryhen në institutcionet publike nuk janë të mëdha. Janë disa raste si operacionet në zemër të hapur, leukemi, por nuk ka shumë raste. Por, fondi për këtë çështje është rritur dhe ka mundësi të manipulimit".

Sidoqoftë, anëtarët e Komisionit për Shëndetësi, patën deklaruar se sipas disa hulumtimeve të bëra nga Banka Botërore vitet paraprake, për një vit, pacientët kosovarë kanë shpenzuar rreth 80 milionë euro për t’u shëruar jashtë vendit.

  • 16x9 Image

    Ariana Kasapolli - Selani

    Ariana Kasapolli - Selani ka lindur më 15.04.1980 në Prishtinë. Shkollimin fillor, të mesëm dhe universitar e ka ndjekur në Prishtinë, ku edhe ka diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë. Si korrespondente e Radios Evropa e Lirë punon që nga viti 2009. Është e martuar dhe ka tre fëmijë.

XS
SM
MD
LG