Ndërlidhjet

logo-print

Themeluesi i Charlie Hebdo “fajëson” redaktorin


Ilustrim

Ilustrim

Anëtari themelues i javores satirike franceze, Charlie Hebdo, ka akuzuar redaktorin e vrarë të revistës, Stephane Charbonnier, se ka "çuar" anëtarët e stafit në vdekje, duke publikuar karikatura provokuese, që tallin Profetin Muhammad.

Charbonnier dhe 11 njerëz të tjerë, tetë nga ta gazetarë, janë vrarë në masakrën e 7 janarit në Paris, të kryer nga ekstremistët islamistë.

Henri Roussel, 80 vjeç, i cili ka kontribuar në botimin e parë të revistës Charlie Hebdo, më 1970, ka shkruar një letër të hapur për Charbonnierin, pas masakrës, duke i thënë: “Unë vërtet të fajësoj ty”.

Ai po ashtu ka thënë se Charbonnier ka qenë një “djalosh i mahnitshëm”, i cili ka qenë edhe kokëfortë.

Avokati i Charlie Hebdo, Richard Malka, ka hedhur poshtë kritikat, duke thënë se ato janë “polemizuese”.

XS
SM
MD
LG