Ndërlidhjet

Gjendet sonda e humbur britanike


Ilustrim
Ilustrim

Agjencia Evropiane e Hapësirës ka bërë të ditur se një sondë e ndërtuar nga britanikët, e cila është zhdukur më shumë se një dekadë më parë në planetin Mars, është gjetur.

Agjencia britanike e hapësirës ka thënë se sonda “Beagle 2 "është gjetur duke funksionuar pjesërisht në sifërfaqen e planetit.

Panelet e saj diellore nuk janë dislokuar kurrë plotësisht, duke ndaluar kështu sondën të transmetojë të dhëna dhe të marrë komanda nga Toka.

Por, zyrtarët kanë thënë se gjetja e sondës tregon se hyrja dhe ulja e saj në Mars ka ndodhur ashtu siç ishte parashikuar në ditën e Krishlindjeve, më 2003.

Misioni i sondës Beagle 2 ishte të dërgonte informacione nga Planeti i Kuq mbi mundësinë e shenjave të jetës atje.

XS
SM
MD
LG