Ndërlidhjet

2014 – viti më i nxehtë që mbahet mend


Ilustrim
Ilustrim

2014-ta ka qenë viti më i ngrohtë që është regjistruar, me temperatura globale mbi 0.68 gradë Celsius nga mesatarja afatgjate.

Analiza është publikuar të premten nga shkencëtarë të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Muajin e kaluar, Organizata Botërore Meteorologjike ka publikuar shifra të përkohshme, të cilat kanë paraparë se 12 muajt e fundit do të thyejnë rekordin.

“Ky është viti i fundit në serinë e viteve të nxehta”, ka thënë Gavin Schmidt, drejtor i Institutit për Studime Hapësinore në NASA.

XS
SM
MD
LG