Ndërlidhjet

Malavi: 170 të vdekur nga përmbytjet


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet në Malavi bëjnë të ditur për së paku 170 njerëz të vdekur nga përmbytjet.

Shirat e furishëm gjatë muajit të kaluar kanë përmbytur shumë shtëpi dhe kanë bërë që shumë qytetarë të zhvendosen.

Nënpresidenti Saulos Chilima ka thënë se mbi 100,000 njerëz janë larguar nga shtëpitë, shumica në jug.

Këtë javë, qeveria e ka shpallur një të tretën e vendit zonë të fatkeqësisë dhe ka bërë thirrje për ndihmë.

Autoritetet e Malavit kanë përdorur helikopterët ushtarakë dhe anijet për të arritur te disa të bllokuar.

XS
SM
MD
LG