Ndërlidhjet

Obama, Cameron: Do të mposhtim terrorizmin


Uashington, 16 janar 2015.
Uashington, 16 janar 2015.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe kryeministri i Britanisë, David Cameron, janë zotuar se do të ndajnë ekspertizat e vendeve të tyre, për ta parandaluar radikalizmin dhe për të trajtuar “ekstremizmin e dhunshëm”.

“Ky fenomen i ekstremizmit të dhunshëm – ideologjia, rrjetet, kapaciteti për të rekrutuar të rinj – ka metastazuar dhe është përhapur. Ai ka dëmtuar komunitetet në gjithë botën”, ka thënë Obama në Uashington, në një konferencë të përbashkët për media me zotin Cameron.

Ai, megjithatë, ka thënë se nuk e konsideron ekstremizmin si kërcënim ekzistencial dhe se është i bindur se ai mund të mposhtet.

Cameron, në anën tjetër, ka thënë se bota përballet me një ideologji helmuese që do që “të prishë njërën prej feve më të mëdha në botë, Islamin, dhe të krijojë, konflikt, terror dhe vdekje”.

“Me aleatët tanë, ne do t’i kundërvihemi kudo që të shfaqet”, ka thënë Cameron.

Cameron ka zhvilluar vizitë dytditore në Shtetet e Bashkuara.

Komentet e dy liderëve vijnë më shumë se një javë pas sulmeve terroriste në Paris, të cilat kanë lënë të vrarë 17 persona.

XS
SM
MD
LG