Ndërlidhjet

logo-print

Myslimanët në botë protestojnë në mbrojtje të Profetit


Karaçi, Pakistan, 16 janar 2015.

Karaçi, Pakistan, 16 janar 2015.

Mijëra myslimanë gjithandej në botë kanë dalë në rrugë të premten, për të protestuar kundër përqeshjes së Profetit Muhammad nga revista satirike franceze, Charlie Hebdo.

Në Karaçi, policia pakistaneze ka përdorur shkopinjtë e gomës, topat e ujit dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë rreth 200 protestues, shumcia studentë të lidhur me partinë fetare Jamaat-e-Islami.

Së paku tre njerëz janë plagosur në dhunën pranë konsullatës franceze, përfshirë një fotograf për agjencinë franceze të lajmeve, AFP.

Në Jordani, protestuesit janë përleshur me policinë, pasi nuk janë lejuar të marshojnë drejt ambasadës franceze në Aman.

Protesta kundër karikaturave të Muhammadit janë mbajtur edhe në Algjeri, Siri, Indi, Filipine dhe nga palestinezët në Jerusalem.

Në ballinën e numrit të fundit të revistës Charlie Hebdo është publikuar karikatura e Profetit Muhamed duke qarë dhe duke mbajtur një letër, në të ciliën shkruan "Unë jam Charlie".

Ky slogan është përdorur për të shprehur solidaritet me 12 viktimat e sulmit të militantëve të revistën Charlie Hebdo.

XS
SM
MD
LG