Ndërlidhjet

Ukrainë: Separatistët pretendojnë se e kanë kontrollin ndaj aeroportit


Pamje nga aeroporti Donjeck
Pamje nga aeroporti Donjeck

Mediat ruse kanë raportuar sot se luftëtarët separatistë prorusë në pjesën lindore të Ukrainës kanë pretenduar se në mënyrë komplete e kanë marrë kontrollin ndaj aeroportit ndërkombëtar në Donjeck nga forcat e Ukrainës.

Megjithatë, nuk ka konfirmim zyrtar të këtyre raporteve.

Agjencia Interfax ka raportuar, duke e cituar një burim të paemëruar të separatistëve, se së paku 20 ushtarë të Ukrainës janë detyruar të largohen nga aeroporti në luftimet gjatë natës.

Në një deklaratë të Ministrisë së mbrojtjes së Ukrainës në rrjetin Facebook, thuhet se kundër trupave ukrainase në aeroport janë hedhur disa predha gjatë natës.

Aeroporti ishte skenë e luftimeve pothuajse të çdoditshme ndërmjet dy palëve, përkundër armëpushimit formal për këtë konflikt në pjesën lindore të Ukrainës, gjatë të cilit janë vrarë së paku 4,700 vetë.

XS
SM
MD
LG