Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Kundërshtohen hetimet e gjykatës për Izraelin


Jeff Rathke

Jeff Rathke

Prokurorët në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC) thonë se i kanë hapur hetimet lidhur me krime të mundshme të luftës të kryera në territoret palestineze.

Prokurorja e kësaj gjykate, Fatou Bensouda, tha mbrëmë se do të udhëheq hetime preliminare “plotësisht të pavarura dhe të paanshme”.

Qeveria palestineze e ka njohur këtë gjykatë në fillim të këtij muaji dhe ka kërkuar që ajo të zhvilloj hetime për krimet e mundshme gjatë ofensivës së Izraelit në muajin qershor të vitit të kaluar në Rripin e Gazës.

Izraeli, që nuk është anëtar i kësaj gjykate, tha se shpallja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë është “skandaloze” dhe se hetimet janë “të motivuara politikisht”.

Shtetet e Bashkuara, po ashtu, e kanë dënuar vendimin e gjykatës për hapjen e hetimeve lidhur me Izraelin.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Jeff Rathke, tha mbrëmë se “është ironi tragjike që Izraeli, që i ishte nënshtruar mijëra sulmeve terroriste me raketa kundër vendbanimeve dhe civilëve të vet, tash shqyrtohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale”.

XS
SM
MD
LG