Ndërlidhjet

Rusi: Pas një eksplodimi – tre minatorë konsiderohen të zhdukur


Ilustrim

Ilustrim

Tre minatorë konsiderohen të zhdukur pas një eksplodimi dhe zjarri në një minierë të metaleve në malet Ural në Rusi.

Dy minatorë të tjerë janë dërguar në spital nga incidenti i sotëm në minierë.

Zyrtarët thanë se 86 minatorë ishin larguar në mënyrë të sigurt nga xeherorja dhe se zjarri është fikur.

Prokurorët thanë se kanë hapur hetime lidhur me shkelje të mundshme të rregullave të sigurisë në këtë minierë.

XS
SM
MD
LG