Ndërlidhjet

logo-print

Kompania amerikane nënshkruan kontratë për blerje nga Rusia


Pamje e momentit të eksplodimit të raketës së kompanisë Orbital Sciences

Pamje e momentit të eksplodimit të raketës së kompanisë Orbital Sciences

Kompania private amerikane e gjithësisë, Orbital Sciences, e ka nënshkruar marrëveshjen për blerjen e 60 motorëve të raketave nga kompania ruse, Energia, që është pronë e shtetit.

Kompania Energia mbrëmë vonë ka njoftuar se vlera e kontratës është afro një miliard dollarë.

Firma amerikane, Orbital Science, do t’i blejë 60 motorë të raketave për t’i përdorë për dërgimin e furnizimeve në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë për Agjencinë amerikane të gjithsësisë, NASA.

Kjo marrëveshje u bë dy muaj pasi një raketë e kompanisë, Orbital Sciences, që kishte motor rus, ka eksploduar në hapësirën ajrore të shtetit amerikan, Virxhinia.

Kompania ruse, Energia, nuk është në mesin e firmave që janë të shënjestër të sanksioneeve të Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë, për shkak të aksioneve të saj në Ukrainë.

Megjithatë, zyrtarët rusë janë kërcënuar se do ta ndalin furnizimin me motorë të raketave në përgjigje të sanksioneve.

Aktualisht, Moska e ka ndalur shitjen e motorëve të raketave për ushtrinë amerikane.

XS
SM
MD
LG