Ndërlidhjet

Wohlers: Zgjidhja e emrit të Maqedonisë, zhbllokim i proceseve integruese


Paul Wohlers

Paul Wohlers

Raportet e mira ndërentike dhe integrimi euroatlantik janë alternativat e vetme për të ardhmen e Maqedonisë. Mesazhet e këtilla të ambasadorit amerikan, Paul Wohlers, në takimet lamtumirëse me zyrtarë shtetëror e përfaqësues të partive politike, duhet të merren seriozisht nga përfaqësuesit e institucioneve, thonë njohësit e çështjeve ndërkombëtare.

“Ne tetë vite kemi ngecur në procesin e integrimeve evropiane, njëkohësisht jemi në krizë të thellë politike. Për fat të mirë, nuk jemi në ndonjë fazë delikate të raporteve ndërentike, probleme e tensione gjithsesi se ka, por ende jo në pikën e vlimit".

"Mesazhet e ambasadorit amerikan janë shumë të qarta, se ne duhet të punojnë në përmirësimin e gjendjes pasi nuk kemi alternativë tjetër, përveç integrimit të euroatlantik të vendit dhe raporteve të mira ndëretnike. SHBA-të kanë qenë dhe janë aleat i jonë i fuqishëm".

"Ne kishim mbështejen amerikane në zgjidhjen e konfliktit në vitin 2001, ne kishim mbështetjen e tyre në njohjen ndërkombëtare të Maqedonisë, në zgjidhjen e problemeve të brendshme, në negociatat me Greqinë për çështjen e emrit, e kështu me radhë. Nga ne varet se si do të veprojmë, por për fatk të keq vlerësoj se nuk jemi në rrugën e duhur“, thotë Bojan Mariçiq nga Qendra Maqedonase për Edukim Evropian.

Edhe Alajdin Demiri, ish diplomat, thotë se Maqedonia ka shënuar ngecje të mëdha në dekadën e fundit dhe se është momenti që ajo të zgjedh nëse dëshiron të ndryshoj kursin e veprimit apo të vazhdoj me thellimin e hendekut të ndasive entike dhe largimin e vendit nga Bashkimi Evropian.

Ai thotë se mesazhet e ambasadorit Paul Wohlers janë qëllim mira, por që gjithmon kanë hasur në vesh të shurdhër.

“Mesazhet e tij kanë të bëjnë me punët e pakryera të Maqedonisë, të cilat tani sa vite kanë ngecur, si raportet ndëretnike ashtu edhe me proceset eurointegruese që janë në rrugë të ribërjes së një politike tjetër pasi ato ndodhen në një rrugë pa shteg, apo në një rrugë pa kthim".

"Janë mesazhet e fundit të ambasadorit nëse ka mbëtur diçka që të bëhet apo të korrigjohet. Maqedonia duhet të zgjedh pasi deri tani me kokëfortësi ka ndjekur rrugën e gabuar e cila është e vështirë për të ardhmen e vendit“, thotë Alajdin Demiri.

Ndryshe, ambasadori Paul Wohlers, në të gjitha takimet e fundit kryesisht është përqëndruar në raportet ndëretnike dhe çështjet e integrimit, si dy shtyllat kryesore për të ardhmen e vendit.

“Ekziston nevoja për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike. Kam frikë se dy bashkësitë etnike po thellojnë ndarjet, në vend se të afrohen. Vlerësoj se është shumë me rëndësi për Maqedoninë që ta zgjidhë këtë çështje. Qeveria por edhe opozita e partitë shqiptare, duhet të punojnë së bashku sepse është problem i përgjithshëm që nuk mund të zgjidhet nga një person“, ka deklaruar diplomati amerikan.

Ai ka ftuar të gjithë qytetarët dhe institucionet që të jenë besnik dhe të punojnë për të mirën e Maqedonisë.

Ambasadori në largim i SHBA-së, Paul Wohlers, ka përsëritur se çelësi për zbllokimin e procesit integrues është zgjidhja e çështjes së emrit. Është shumë e rëndësishme që të mos dorëzoheni.

Mandati i ambasadorit, Paul Wohlers përfundon në janar, ndërsa do të zëvendësohet nga ambaadori i ri, Jess Baily.

XS
SM
MD
LG