Ndërlidhjet

Rusi: Dy të vrarë nga eksplodimi në minierë


Pamje nga një minierë në Rusi

Pamje nga një minierë në Rusi

Zyrtarët rusë thonë se dy minatorë janë vrarë nga eksplodimi dhe zjarri në një xeherore të metaleve në malet Ural.

Një minator tjetër ende konsiderohet i zhdukur, ndërsa dy të tjerë janë dërguar në spital pas incidentit të sotëm.

Zyrtarët thanë se 86 minatorë ishin larguar të sigurt, ndërsa zjarri ishte fikur.

Prokurorët thonë se kanë hapur hetime lidhur me shkeljen e mundshme të rregullave të sigurisë në këtë minierë.

XS
SM
MD
LG