Ndërlidhjet

Afganistan: Janë arrestuar pesë të dyshuar për masakrën në Pakistan


Pjesëtarë të policisë kufitare të Afganistanit

Pjesëtarë të policisë kufitare të Afganistanit

Zyrtarë të sigurisë së Afganistanit thonë se i kanë arrestuar pesë persona të dyshuar për mbështetje të masakrës së 16 dhjetorit në një shkollë në Pakistan, ku ishin vrarë më se 150 vetë, shumica prej tyre fëmijë.

Zyrtarët afganë thanë sot se të pesë personat janë arrestuar gjatë javëve të fundit afër kufirit lindor të Afganistanit me Pakistanin, pasi pala pakistaneze e kishte furnizuar Kabulin me informacione për të dyshuarit.

Sipas tyre, asnjëri nga të arrestuarit nuk ishin shtetas të Afganistanit.

Talibanët pakistanezë e kanë marrë përgjegjësinë për këtë masakër, duke e përshkruar atë si hakmarrje për ofensivën ushtarake pakistaneze në Vaziristanin Verior, që ka filluar në verë të vitit të kaluar.

Zyrtarë të inteligjencës së Pakistanit kanë thënë se të shtatë peronat e armatosur në sulmin në shkollë ishin luftëtarë të jashtëm.

Këta zyrtarë thanë se në mesin e tyre ishin tre arabë, dy afganë dhe një çeçen. Kombësia e personit të shtatë nuk është e njohur.

Të shtatë personat e armatosur që e kishin kryer masakrën në shkollë ishin vrarë gjatë operacionit të shpëtimit të forcave speciale pakistaneze.

XS
SM
MD
LG