Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Në Ingusheti protesta për ofendimin e Profetit Muhamed


Pamje nga protestat e myslimanëve kundër revistës Charlie Hebdo

Pamje nga protestat e myslimanëve kundër revistës Charlie Hebdo

Mijëra njerëz në Ingusheti të Rusisë kanë marshurar sot në shenjë proteste kundër publikimeve perëndimore, që e kanë fyer Profetin Muhamed.

Lideri i Ingushetisë, Yunus-Bek Yevkurov, i tha masës së mbledhur se publikimi i karikaturave fyese paraqet “ekstremizëm shtetëror në një pjesë të shteteve perëndimore”.

Një protestë e ngjashme është planifikuar për pasnesë në Çeçeninë fqinje.

Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov, ka premtuar se në këtë protestë do të marrin pjesë 500 mijë njerëz.

Qeveria e Rusisë ka shprehur ngushëllime për sulmin terrorist të 7 janarit në Paris, kundër revistës satirike, Charlie Hebdo, ndërsa ministri i jashtëm, Sergei Lavrov, ka marrë pjesë në marshin e solidaritetit në Paris.

Megjithatë, mediat e kontrolluara nga shteti në Rusi dhe komentatorët në mediat siociale, kanë thënë se viktimat e kishin provokuar sulmin dhe i kanë denoncuar publikimet e materialeve, që i fyejnë ndjenjat religjioze.

XS
SM
MD
LG