Ndërlidhjet

Jemen: Arrestohen dy shtetas të Francës për lidhje me al-Kaidën


Një pjesëtar i policisë së Jemenit gjatë një kontrolli në kryeqytetin Sana

Një pjesëtar i policisë së Jemenit gjatë një kontrolli në kryeqytetin Sana

Shërbimi i sigurisë kombëtare të Jemenit thotë se janë arrestuar dy shtetas francezë, që akuzohen se i takojnë rrjetit al-Kaida.

Shefi i kësaj agjencie të Jemenit, Mohammed al-Ahmadi, tha sot se dy shtetasit francezë janë arrestuar gjatë 48 orëve të fundit.

Këto arrestime u bënë derisa dega në Jemen, e rrejtit terrorist al-Kaida në Gadishullin Arab, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin kundër revistës starike franceze, Charlie Hebdoi, më 7 janar në Paris, me ç’rast janë vrarë 12 vetë.

Vëllezërit, Said dhe Cherif Kouashi, që ishin akuzuar se e kanë kryer sulmin në Paris, kishin ushtruar me al-Kaidën në Jemen.

Ata janë vrarë gjatë operacionit të forcave franceze të sigurisë.

Gjenerali Ahmadi tha se tash në Jemen ndodhen afro një mijë militantë të al-Kaidës, nga 11 shtete.

XS
SM
MD
LG