Ndërlidhjet

Kosovë: Mbahen zgjedhjet për kryetar të komunës në Graçanicë


Ilustrim
Ilustrim

Në Graçanicë raportohet se janë hapur të gjitha vendvotimet për zgjedhjet për kryetar të komunës.

Në garë janë katër kandidatë, ndërsa të drejtë vote kanë më se 20 mijë zgjedhës.

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Nenad Rikallo, ka thënë se “nëse ndonjëri prej kandidatëve fiton më tepër se 50% të votave në rrethin e parë, atëherë ai shpallet fitues, në të kundërtën do të mbahet edhe rrethi i dytë”.

Kandidatë janë: Vlladeta Kostiq (Nisma Qytetare Serbe), Nenad Rashiq (Partia Progresive Demokratike), Dragisha Miriq (Lëvizja Popullore për Kosovën), dhe Shaip Berisha (Lidhja Demokratike e Kosovës).

XS
SM
MD
LG