Ndërlidhjet

Irak: IS-i liron 350 pjesëtarë të grupit jazidi


Gratë dhe fëmijët e minoritetit jazidi duke ikur nga dhuna e militantëve të Shtetit Islamik
Gratë dhe fëmijët e minoritetit jazidi duke ikur nga dhuna e militantëve të Shtetit Islamik

Zyrtarët ushtarakë kurdë në pjesën veriore të Irakut thonë se së paku 350 pjesëtaarë të minoritetit jazidi janë liruar nga grupi militant Shteti Islamik (IS).

Shumica e të liruarve ishin të moshuar ose të sëmurë, ndërsa në mesin e tyre ishin disa fëmijë me sëmundje serioze.

Të liruarit u transportuan nga qyteti verior, Tal Afar, ku ata ishin mbajtur të rrëmbyer për pesë muaj.

Militantët e Shtetit Islamik i patën sulmuar pjesëtarët e minoritetit jazidi, në pjesën veriperëndimore të Irakut, gjatë verës së kaluar, me ç’rast i patën vrarë, zënë ose skllavëruar mijëra vetë.

Të liruarit tash mbahen nga autoritetet kurde dhe raportohet se do të merren në pyetje.

XS
SM
MD
LG