Ndërlidhjet

logo-print

Greqi: Arrestohen katër vetë në operacionin kundër terrorit


Pjesëtarë të policisë speciale greke

Pjesëtarë të policisë speciale greke

Policia kundërterroriste e Greqisë i ka arrestuar katër vetë në kryeqytetin Athinë, por raportet se njëri prej të arrestuarve mund të ketë lidhje me grupin terrorist në Belgjikë, dolën se nuk janë korrekte.

Pas kontrollit të informacioneve nga Greqia, zëdhënësi i prokurorisë së Belgjikës, Eric Van der Sypt, tha se “këta njerëz nuk kanë asgjë të përbashkët me rastin e Belgjikës”.

Autoritetet e Belgjikës gjatë ditës së djeshme kanë vendosur përforcime ushtarake në disa qytete për ta ndihmuar policinë, për të parën herë në tri dekada, në periudhën kur Evropa po lëvizë për ta luftuar kërcënimin terrorist.

XS
SM
MD
LG