Ndërlidhjet

Filipine: Miliona besimtarë në meshën e Papës


Besimtarët e mbledhur në meshën e Papës në Manilë
Besimtarët e mbledhur në meshën e Papës në Manilë

Miliona njerëz kanë marrë pjesë në meshën e sotme të Papës Françesk në kryeqytetin Manilë në Filipine, megjithë shiun e madh.

Vlerësohet se afro tre milionë besimtarë janë mbledhur në parkun Rizal në Manilë, për ta parë dhe dëgjuar Papën, i cili këtë meshë ua kushtoi viktimave të tajfunit vdekjeprurës në vitin 2013, që e shkatërroi njërinj prej rajoneve më të varfëra të Filipineve.

Po ashtu, Papa në predikimin e tij final gjatë vizitës 6 ditëshe në Azi, u angazhua për kujdes ndaj fëmijëve.

“Ne duhet që secilin fëmijë ta shohim si dhuratë të mirëseardhur, të dashur dhe të mbrojtur”, tha Papa.

Në Filipine jetojnë afro 80 milionë katolikë.

XS
SM
MD
LG