Ndërlidhjet

logo-print

Nigeri: Protestuesit myslimanë i dogjën disa kisha


Pamje nga një protestë në Nigeri

Pamje nga një protestë në Nigeri

Intelektualët myslimanë në Nigeri kanë bërë thirrje për qetësi, pasi protestuesit myslimanë, të zemëruar nga karikaturat e Profetit Muhamed në revistën franceze, Charlie Hebdo, dje i kanë djegur së paku 7 kisha të krishtera në kryeqytetin, Niamej.

Në shënjestër të dhunës, e cila filloi pardje, ishin edhe restorantet, hotelet dhe biznese të tjera, që nuk ishin në pronësi të myslimanëve, ose kishin shenja të kompanive franceze.

Policia tha se pesë vetë janë vrarë dje, përfshirë dy persona, që ishin djegur brenda në një kishë dhe një grua që humbi jetën në një restorant.

Policia ka përdorë gaz lotsjellës për t’i shpërndarë afro 1 mijë të rinjë para një xhamie në Neiamej, të cilët ishin të armatosur me shufra metali e gjësende të tjera.

Kjo dhunë u bë pasi revista, Charlie Hebdo, e ka publikuar një karikaturë të Profetit Muhamed në ballinën e saj në përgjigje të masakërs së 12 vetëve në zyrat e saj në Paris, më 7 janar, të kryer nga dy ekstremistë islamikë me shtetësi franceze.

XS
SM
MD
LG