Ndërlidhjet

Gjenevë: Vazhdojnë bisedimet për programin atomik të Iranit


Pamje e një kapaciteti atomik të Iranit
Pamje e një kapaciteti atomik të Iranit

Në Gjenevë të Zvicrës po vazhdojnë negociatat ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore për programin atomik iranian.

Përfaqësuesit e Iranit dhe të 6 fuqive botërore, Kina, Franca, Rusia, Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania, janë mbledhur në sot në Gjenevë për bisedime njëditëshe.

Dje, delegacionet e Iranit dhe Shteteve të Bashkuara kanë zhvilluar bisedime në Gjenevë, me praninë e delegacionit të Bashkimit Evropian.

Nga ana tjetër, ligjvënësit amerikanë kanë propozuar sanksione të reja kundër Iranit, nëse deri më 30 qershor nuk arrihet marrëveshje për programin atomik iranian.

Por, presidenti amerikan, Barack Obama, ka kërkuar që Kongresi i Shteteve të Bashkuara të përmbahet nga imponimi i sanksioneve të reja, duke thënë se kundër një legjislacioni të tillë do të paraqiste veto, meqë negociatat për programin atomik iranian po vazhdojnë.

Me këto negociata synohet kufizimi i programit bërthamor të Iranit në këmbim për lehtësimin e sanksioneve ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG