Ndërlidhjet

Kosovë: Protestë kundër Jabllanoviqit në Krushë të Madhe


Pamje nga protestsat e ditëve të fundit kundër ministrit Jabllanoviq

Pamje nga protestsat e ditëve të fundit kundër ministrit Jabllanoviq

Disa qindra vetë në fshatin Krushë e Madhe afër Rahovecit në Kosovë, kanë protestuar sot kundër ministrit për kthim dhe komunitete në qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq.

Protestuesit kanë kërkuar që ai të shkarkohet.

Pjesëmarrësit në protestë kanë mbajtur mbishkrime “Kërkojmë drejtësi për krimet serbe”, “Ku janë të zhdukurit”, “Ku është Ukshin Hoti”, e të tjera, dhe i kanë mbajtur fotografitë e personave të zhdukur.

Kjo protestë u bë vetëm një ditë pas protestës masive në Gjakovë.

Protestuesit thanë se më 26 mars të vitit 1999 në Krushë të Madhe janë vrarë 243 vetë, përfshirë 206 banorë të këtij fshati, nga siç u tha “vëllezërit e Jabllanoviqit”.

Protestat e fundit në Kosovë po mbahen për shkak të deklaratës së ministrit Jabllanoviq, më 6 janar, kur ai i kishte quajtur “egërsira” protestuesit në Gjakovë.

XS
SM
MD
LG