Ndërlidhjet

logo-print

Siri: U rrëzua aeroplani ushtarak transportues


Ilustrim

Ilustrim

Televizioni shtetëror i Sirisë dhe një grup monitorues kanë raportuar sot se një aeroplan ushtarak transportues është rrëzuar gjatë natës në pjesën veriperëndimore të Sirisë.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Londër, tha se 35 vetë në aeroplan kanë humbur jetën nga përplasja e aeroplanit, por Televizioni shtetëror nuk ka raportuar për viktima eventuale.

Të dy këto burime thanë se aeroplani është rrëzuar pasi i ka goditur linjat elektrike nëpër mot me mjegull, derisa është përpjekur të ateroj në aeroportin ushtarak, Abu al-Duhur, në provincën Idlib.

Nga ana tjetër, krahu sirian i al-Kaidës, i njohur me emrin Fronti Nusra, në rrrjetin Twitter ka pretenduar se e ka rrëzuar aeroplanin.

XS
SM
MD
LG