Ndërlidhjet

SHBA: Të shtëna afër shtëpisë së zëvendëpresidentit Biden


Joe Biden
Joe Biden

Shërbimi Sekret tha se të shtëna të shumëfishta janë shkrepur mbrëmë nga një makinë afër shtëpisë së zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, në qytetin Delaware.

Zëvendëspresidenti dhe bashkëshortja e tij në atë kohë nuk ishin në shtëpi, raporton agjencia AP.

Shërbimi Sekret tha se të shtënat janë shkrepur kah ora 8:15 në mbrëme në një rrugë publike jashtë perimetrit të sigurisë, afër shtëpisë në vendbanimin Greenville në Delaware.

Të shtënat janë dëgjuar nga personeli i Shërbimit Sekret. Ata thanë se makina ka lëvizur me shpjetësi të madhe dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Po zhvillohen hetime lidhur me këtë incident.

Zyra e zëvendëspresidentit Biden tha se ai dhe bashkëshortja e tij, Jill Biden, më vonë janë njoftuar për këtë incident.

XS
SM
MD
LG