Ndërlidhjet

logo-print

Londër: Takim i koalicionit kundër militantëve të IS-it


John Kerry (majtas) dhe Philip Hammond

John Kerry (majtas) dhe Philip Hammond

Sekretari i jashtëm britanik, Philip Hammond, dhe sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, do të jenë nikoqir të takimit në Londër më 22 janar, me anëtarët e koalicionit kundër grupit militant, Shteti Islamik (IS).

Zyrtarët thanë se se në takimin njëditësh do të marrin pjesë ministrat e jashtëm të 20 vendeve, përfshirë edhe ato arabe.

Sekretari Hammond i tha gazetës londineze, Daily Telegraph, se takimi do të jetë “një mundësi e rëndësishme për të analizuar dhe vlerësuar progresin e bërë deri tash në përpjekjet tona të përbashkëta për ta luftuar këtë ideologji helmuese” të IS-it.

Shpallja për mbajtjen e këtij takimi u bë pas takimit të presidentit amerikan, Barack Obama, dhe kryeministrit britanik, David Cameron, në Uashington, më herët këtë javë.

XS
SM
MD
LG