Ndërlidhjet

Gjenevë: Bisedat atomike përfunduan me “progres të kufizuar”


Pamje nga një takim i mëparshëm në Gjenevë për programin atomik iranian
Pamje nga një takim i mëparshëm në Gjenevë për programin atomik iranian

Diplomatët thanë se bisedat e sotme ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore në Gjenevë të Zvicrës, kanë përfunduar me “progres të kufizuar”.

Përfaqësuesit e Iranit dhe të gjashtë fuqive botërore, Britania, Kina, Franca, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania, janë takuar sot me dyer të mbyllura në selinë e Misionit diplomatik të Bashkimit Evropian në Gjenevë.

Abas Aragchi, shef i delegacionit iranian, këto bisedime i ka përshkruar si “të dobishme”, por tha se është “shumë herët të flitet për ndonjë progres”.

I dërguari i Kinës në këto bisedime, Wang Qun, tha se rundi i ardhshëm i negociatave pritet të mbahet në fillim të muajit shkurt, por për këtë ende nuk është vendosur.

Bisedimet synojnë kufizimin e programit atomik iranian në këmbim për lehtësimin e sanksioneve ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, ligjvënësit amerikanë kanë propozuar sanksione të reja kundër Iranit, nëse deri më 30 qershor nuk arrihet marrëveshje për programin atomik iranian.

Por, presidenti amerikan, Barack Obama, ka kërkuar që Kongresi i Shteteve të Bashkuara të përmbahet nga imponimi i sanksioneve të reja, duke thënë se kundër një legjislacioni të tillë do të paraqiste veto, meqë negociatat për programin atomik iranian po vazhdojnë.

XS
SM
MD
LG