Ndërlidhjet

Belgjika kërkon ekstradimin e të arrestuarit në Athinë


Ilustrim

Ilustrim

Prokurorët belgë po e kërkojnë ekstradimin e një të arrestuari në Greqi, i cili dyshohet për lidhjet me pjesëtarët e grupit radikal të cilët janë bastisur më 15 janar në Belgjikë.

Zëdhënësi i prokurorisë belge, Thierry Werts, ka thënë se është një i dyshuar në Greqi, i cili mund të ketë lidhje me ekstremistët në Belgjikë.

Policia anti-terrorizëm në Athinë, më 17 janar gjatë disa operacioneve të realizuara, i kanë arrestuar së paku katër persona të dyshuar.

Mediat belge kanë raportuar gjatë të dielës, se së paku njëri nga të arrestuarit në Athinë, ka lidhje me celulën terroriste në Belgjikë dhe se prokurorët belgë do ta kërkojnë ekstradimin e të dyshuarit.

Gjatë një operacioni në mbrëmjen e 15 janarit në Verviers të Belgjikës, policia i ka vrarë dy të dyshuar ndërsa e ka arrestuar një tjetër.

Grupi terrorist në Belgjikë, sipas policisë, po planifikonte sulme terroriste në Belgjikë, kryesisht ndaj policisë.

XS
SM
MD
LG