Ndërlidhjet

Vriten së paku katër militantë në Viziristanin Verior


Ilustrim

Ilustrim

Së paku katër militantë janë vrarë si rezultat i sulmeve në rajonin fisnor të Viziristanit Verior në Pakistan.

Një zyrtar i lartë i sigurisë në Pakistan, në kushte anonimiteti, ka njoftuar se një avion i telekomanduar amerikan, i ka gjuajtur dy raketa në një kompleks në Shahi Khel.

Sipas zyrtarëve të sigurisë, ka gjasë që më shumë se katër militantë janë vrarë gjatë këtyre sulmeve.

Viziristani Verior dhe rajone të tjera në Pakistan, janë bërë vatër e talebanëve dhe militantëve të lidhur me Al-Qaedan.

Ushtria pakistaneze e ka filluar një ofenzivë në Viziristanin Verior në qershorin e vitit të kaluar, ndërsa pretendon se që nga ajo kohë, janë vrarë më shumë se 1 mijë e 800 militantë.

Ushtria e ka intensifikuar fushatën në Viziristanin Verior që nga 16 dhjetori, kur nga talebanët është sulmuar një shkollë në Peshauar, me ç’rast kanë mbetur të vdekur rreth 150 persona, shumica nga ta fëmijë.

Talebanët pakistanezë e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.

XS
SM
MD
LG