Ndërlidhjet

Kuvendi sot vendos për pronësinë e Trepçës


Ilustrim
Ilustrim

Në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, deputetët do të bëjnë shqyrtimin e Projekt-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrjet publike, që parasheh kthimin e kompleksit metalurgjik "Trepça" në pronësi të Republikës së Kosovës.

“Trepça" deri më tash ka qenë ndërmarrje shoqërore, dhe ndërmarrjet me status të këtillë, menaxhohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Me vendimin e qeverisë, pritet që ky status të ndryshojë dhe kompleksi të jetë ndërmarrje publike e cila do të menaxhohet nga qeveria.

Javën e kaluar Qeveria e Kosovës ia ka dërguar Kuvendit për miratim këtë projekt-ligj.

Ndryshimi i pronësisë se Trepçës është përkrahur nga udhëheqësit e këtij kombinati, ekspertë të ekonomisë dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.

Por, një vendim i tillë, e ka zemëruar qeverinë e Serbisë, e cila të dielën ka thënë se nuk do të pranojë asnjë vendim të qeverisë së Kosovës lidhur me kompleksin e minierave Trepça, duke paralajmëruar se kjo do të rrezikonte bisedimet Kosovë – Serbi dhe mund të destabilizojë situatën e sigurisë në veriun e Kosovës.

Vendimi që Trepça të shndërrohet në ndërmarrje publike, u mor pasi që Gjykata e lartë e Kosovës vendosi që ajo të hyjë në procesin e likuidimit nga data dy shkurt.

Kombinati “Trepça” aktualisht merret me nxjerrjen dhe përpunimin e mineraleve, kryesisht të plumbit dhe zinkut dhe është i vetmi prodhues i këtij lloji në Kosovë.

Ky kompleks operon në dy në njësi, në jug dhe veri të Mitrovicës.

Por, përveç aseteve dhe degëve të ndryshme të shpërndara në rajone të ndryshme, jo vetëm në Republikën e Kosovës, por edhe jashtë saj, ka qenë një prej ndërmarrjeve më të mëdha të ish-Jugosllavisë në vitet ‘80, me mbi 20 mijë punëtorë.

XS
SM
MD
LG