Ndërlidhjet

Rojet kufitare kirgize plagosin një gjuetar uzbek


Ilustrim
Ilustrim

Rojet kufitare kirgize e kanë plagosur një gjuetar uzbek i cili kishte hyrë në territorin e Kirgizisë.

Shërbimi shtetëror kufitar në Kirgizi, ka njoftuar sot se rojet kufitare i kanë parë tre gjuetarë nga Uzbekistani në qarkun Ala-Bukinsk.

Rojet kirgize i kanë urdhëruar gjuetarët që t'i lëshojnë armët dhe të dorëzohen.

Agjencitë e lajmeve në Kirgizi kanë njoftuar se gjuetarët kanë hapur zjarr ndaj rojeve kirgize dhe si rezultat i gjuajtjes edhe nga rojet kirgize, është plagosur njëri nga gjuetarët uzbekë.

I plagosuri po shërhohet në një qendër mjekësore në Kirgizi.

Dy gjuetarët e tjerë janë arrestuar nga autoritetet kirgize me gjithë përpjekjet e tyre për të ikur drejt territorit uzbek.

Ky është incidenti i dytë me radhë në javët e fundit ku është e përfshirë roja kufitare kirgize.

Më 16 dhjetor, roja kufitare kirgize është sulmuar nga persona të panjohur në afërsi të kufirit me Taxhikistanin, me ç’rast ëshë vrarë një roje kufitare dhe janë plagosur dy të tjerë.

XS
SM
MD
LG