Ndërlidhjet

Ekziston "vullnet politik" për arritjen e marrëveshjes me Iranin


Zëvendësministri i jashtëm rus, Sergei Ryabkov

Zëvendësministri i jashtëm rus, Sergei Ryabkov

Negociatori i palës ruse në bisedimet në mes të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, thotë se palët e kanë "vullnetin politik" për të arritur një marrëveshje e cila do ta frenonte programin bërthamor të Teheranit në këmbim të reduktimit të sanksioneve.

Zëvendësministri i jashtëm, Sergei Ryabkov, i ka bërë këto komente sot, një ditë pas takimit në Gjenevë në mes të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore.

Negociatorët do të takohen përsëri gjatë muajit të ardhshëm pas “progresit të kufizuar” që është arritur gjatë takimit të së dielës.

Ekspertët sipas diplomatit rus, do të takohen sot dhe sipas tij, gjithsecili është i interesuar për arritjen e marrëveshjes.

Irani dhe gjashtë fuqitë botërore synojnë që deri në muajin mars të arrijnë një marrëveshje politike ndërsa deri në fund të qershorit, një marrëveshje të detajizuar përkitazi me programin bërthamor të Iranit.

XS
SM
MD
LG