Ndërlidhjet

Policia kineze i ka vrarë dy ujgurë të cilët, sipas autoriteteve, po bënin përpjekje për të kaluar në mënyrë të paligjshme në Vietnam.

Mediat shtetërore kanë njoftuar se të shënat kanë ndodhur mbrëmë vonë në qytetin kufitar Pingxiang, në provincën Guanxi.

Autoritetet janë në kërkim të personit të tretë i cili është arratisur.

Ministria për Siguri Publike në Kinë, ka njofuar se tarsk-forca kundër kontrabandimit me njerëz në pjesën jugperëndimore të Kinës, i ka zbuluar 262 raste të kontrabanimit që nga maji.

Ujgurët jetojnë në rajonin perëndimor të Xinjiangut.

Për sulmet terroriste që kanë ngjarë së fundi në Xinjiang, autoritetet i kanë fajësuar seperatistët ujgurë.

XS
SM
MD
LG