Ndërlidhjet

logo-print

Afganët kërkojnë mbylljen e ambasadës franceze


Ilustrim

Ilustrim

Disa qindra afganë e kanë djegur flamurin francez teksa kanë brohoritur “Vdekje për Francën” gjatë një tubimi të mbajtur, për të tretën ditë me radhë, kundër publikimeve të karikaturave të Profetit Muhammad, nga revista Charlie Hebdo.

Protestuesit, kryesisht të rinjë afganë, në mitingun e mbajtur sot në Jalalabad, kanë kërkuar mbylljen e ambasadës franceze në Kabul, ndërsa kanë thënë se qeveria franceze duhet të kërkoj falje në drejtim të myslimanëve.

Protesta e sotme është e treta me radhë që nga publikimi i revistës satirike Charlie Hebdo, e cila në numrin e publikuar pas sulmit në zyrat e revistës ku janë vrarë 12 persona, e ka publikuar sërish karikaturën e Profetit.

Protestsuesit kanë kërkuar që të respektohen vlerat e myslimanëve dhe të respektohet Profeti i tyre.

XS
SM
MD
LG