Ndërlidhjet

logo-print

Putin premton hetim të shpejtë rreth rastit në Armeni


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka premtuar sot se do të zhvillohet një hetim i shpejtë dhe do të jepet dënimi i merituar ndaj vrasësit të gjashtë anëtarëve të një familje në një qytet të Armenisë, ku vepron një bazë ushtarake ruse.

Gjatë takimit me presidentin armen Serge Sarksian, Putin nuk ka dhënë ndonjë shenjë që Moska do ta transferoj ushtarin rus në Armeni për tu gjykuar.

Vrasja e gjashtë anëtarëve të një familje në Gyumri ka shkaktuar protesta të mëdha.

Protestuesit kanë kërkuar që i dyshuari Valery Permyakov, një ushtar rus i bazës ushtarake në Armeni, të gjykohet nga autoritetet armene.

Përmes një deklarate të lëshuar, Putin i ka ngjushëlluar armenët dhe familjarët e të ndjerëve, ndërsa ka thënë se i plagosuri nga sulmi në familjen në Gyumri, do të ndihmohet në shërim nga mjekët rusë.

XS
SM
MD
LG