Ndërlidhjet

Institucionet e Kosovës diskutojnë parandalimin e migrimit ilegal


Ilustrim
Ilustrim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka zhvilluar një takim gjatë ditës së sotme me udhëheqësit e institucioneve për sundimin e ligjit, drejtësinë dhe integrime evropiane, me “qëllim të bashkërendimit dhe të harmonizimit të veprimeve ndërinstitucionale në përmbushjen e rekomandimeve të mbetura në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”.

Në një njoftim të dërguar nga zyra e presidentes, thuhet se në këtë takim “u diskutua edhe për angazhimin e institucioneve të Kosovës në parandalimin e migrimit ilegal”.

XS
SM
MD
LG