Ndërlidhjet

Persona të panjohur rrahin aktivistin e shquar në Armeni


Yerevan, Armeni
Yerevan, Armeni

Një aktivist i shquar i të drejtave të njeriut është rrahur rëndë në Yerevan të Armenisë.

Kolegët kanë njoftuar se Vilen Gabrielian, është sulmuar të dielën rreth orës 22.00 nga katër persona të panjohur.

Kolegu i Vilen Gabrielian, Akop Simidian, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se sulmuesit kanë qenë të maskuar ndërsa e kanë rrahur aktivistin me shkopinjë druri

Koka dhe fytyra e Vilen Gabrielian, sipas tij, ka qenë e mbuluarh me gjak nga të rrahurat.

Vilen Gabrielianh është i njohur si aktivist që mbron të drejtat e popullit në Kaukazin Jugut.

XS
SM
MD
LG