Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Vazhduan luftimet në pjesën lindore


Pamje nga lartësia e aeroportit të Donjeckut

Pamje nga lartësia e aeroportit të Donjeckut

Luftimet ndërmjet forcave qeveritare dhe separatistëve prorusë në pjesën lindore të Ukrainës, në fokus të të cilave është kontrolli ndaj aeroportit në Donjeck, kanë vazhduar edhe sot.

Përkundër një feste religjioze ortodokse, që shënohet në Ukrainë dhe Rusi, raportohet për eksplodime sporadike rreth aeroportit. Megjithatë, duket se intensiteti i dhunës sot është më i vogël se gjatë ditëve të mëparshme.

Ushtria ukrainase ka pretenduar se e ka rimarrë kontrollin pothuajse në të gjitha pjesët e aeroportit të shkatërruar, të cilat gjatë javëve të fundit ishin nën kontroll të separatistëve.

Por, lideri separatist, Aleksandr Zakharchenko, në një konferencë për shtyp tha se “të gjitha përpjekjet e ushtrisë së Ukrainës për ta marrë aeroportin, kanë dështuar”.

XS
SM
MD
LG