Ndërlidhjet

Rusi: Antifashistët e përkujtojnë avokatin dhe gazetaren e vrarë


Pamje nga rajoni Irkutsk në Siberi

Pamje nga rajoni Irkutsk në Siberi

Aktivistët antifashistë mbajnë sot marshime në disa qytete të Rusisë në nderim për avokatin për të drejtat e njeriut, Stanislav Markelov, dhe gazetaren, Anastasia Baburova, që ishin vrarë në Moskë, para 6 vitesh.

Marshime janë mbajtur në Irkutsk të Siberisë, ndërsa planifikohen të mbahen edhe në Moskë dhe Shën Petersburg.

Markelov dhe Baburova, që ishin të njohur për luftën e tyre kundër dhunës ultranacionaliste, janë vrarë në pikë të ditës në qendër të Moskës, në vitin 2009.

Dy pjesëtarë të një grupi neonazist, Nikita Tikhonov, dhe Yevgenia Khasis, ishin dënuar në vitin 2011. Tikhonov ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, ndërsa Khasis me 18 muaj se e kishte ndihmuar Tikhonovin.

Avokati Stanislav Markelov, e kishte përfaqësuar gazetaren investigative, Anna Politkovskaja, e cila ishte vrarë në vitin 2006, dhe civilët çeçenë të akuzuar nga trupat ruse.

XS
SM
MD
LG