Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Konfirmohet vrasja e gjeneralit nga sulmi izraelit


Pamje e një aeroplani luftarak izraelit

Pamje e një aeroplani luftarak izraelit

Irani ka konfirmuar se gjenerali, Mohammad Ali Allahdadi, pjesëtar i lartë i Gardës Revolucionare të Iranit, është vrarë nga një sulm ajror izraelit në Siri. Nga ky sulm i djeshëm, ishin vrarë edhe disa pjesëtarë të grupit militant shiit, Hezbollah.

Në kumtesën e sotme, Garda Revolucionare e Iranit tha se gjenerali Allahdadi ishte në detyrë për tu dhënë “këshilla madhore” sirianëve, që luftojnë kundër terroristëve, që është referencë për kryengritësit sunitë dhe ekstremistët islamikë.

Nga ky sulm është vrarë edhe djali i një operativisti të lartë të Hezbollahut, i cili ishte vrarë në vitin 2008 në Damask të Sirisë.

Hezbollahu tha se në shënjestër të sulmit ishin dy makina të saj, derisa luftëtarët zhvillonin inspektim të pozicioneve në një hapërisë afër kufirit që kontrollohet nga Izraeli.

Kanali 10 televiziv në Izrael ka raportuar se një burim zyrtar izraelit kishte konfirmuar se Izraeli dje e kishte ndërmarrë një sulm brenda Sirisë.

Luftëtarët e Hezbollahut kanë luftuar së bashku me forcat lojale ndaj presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

Irani, me popullatë shumicë shiite, e mbështet Hezbollahun dhe regjimin në Damask.

XS
SM
MD
LG