Ndërlidhjet

Afganistan: Protestë kundër revistës Charlie Hebdo


Pamje nga protesta e sotme në Xhalalabad të Afganistanit
Pamje nga protesta e sotme në Xhalalabad të Afganistanit

Disa qindra vetë kanë demonstruar kundër botimit të karikaturës së Profetit Muhamed, në revistën satirike franceze, Cahrlie Hebdo.

Në protestën e sotme në qytetin Xhalalabad, është djegur flamuri francez dhe pjesëmarrësit kanë brohoritur “vdekje Francës”.

Ata kanë kërkuar që Ambasada e Francës në Kabul të mbyllet dhe që qeveria e Francës të kërkoj falje nga myslimanët.

Në ballinën e numrit të fundit të revistës, Charlie Hebdo, është paraqitur Profeti Muhamed, me lot në sy dhe duke e mbajtur mbishkrimin “Unë jam Charlie”. Kjo ballinë i ka zemëruar pamasë shumë myslimanë në gjithë botën.

Ky slogan ishte përdorë nga mediat dhe miliona njerëz në gjithë botën për të treguar solidaritet me 12 viktimat e sulmit të militantëve islamikë në zyrat e revistës më 7 janar dhe për ta paraqitur mbështetjen e tyre për shprehjen e lirë.

XS
SM
MD
LG