Ndërlidhjet

Kosovë: Fitim Lladrovci akuzohet për përfshirje në terror


Pjesëtarë të grupit Al-Nusra në Siri

Pjesëtarë të grupit Al-Nusra në Siri

Autoritetet në Kosovë kanë ngritur aktakuzë kundër një shqiptari nga Kosova, nën dyshimet se është përfshirë në organizata terroriste.

Personi, Fitim Lladrovci, akuzohet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për përfshirje vullnetare në organizatat e njohura ndërkombëtarisht si terroriste, “ISIS” dhe “Al – Nusra” në Siri.

Sipas një njoftimi të prokurorisë, Lladrovci kishte udhëtuar për në Siri në dhjetor të vitit 2013 dhe në maj të vitit 2014. Në Kosovë është kthyer më 15 tetor 2014.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale të organizimit ose pjesëmarrjes në grup terrorist. Gjatë bastisjes, organet e rendit thuhet të kenë gjetur në pronësi të të pandehurit armatim të paligjshëm, përfshirë këtu edhe një raketa hedhës dore.

XS
SM
MD
LG