Ndërlidhjet

Armeni: Vdiq foshnja e plagosur gjatë një masakre


Foshnja 6 mujore Seryozha Avetisian derisa ishte e plagosur
Foshnja 6 mujore Seryozha Avetisian derisa ishte e plagosur

Foshnja 6 mujore, Seryozha Avetisian, që sipas autoriteteve, ishte plagosur javën e kaluar gjatë sulmit brutal nga një ushtar rus në Armeni, ka vdekur sot në një spital në kryeqytetin Erevan.

Ai ishte i mbijetuari i vetëm i sulmit nga i cili u vranë dy prindërit e tij dhe katër të afërm të tjerë.

Zyrtarët thanë se pjesëtari i ushtrisë ruse në bazën në Armeni, Valery Permyakov, e ka pranuar sulmin, pasi autoritetet e Rusisë e dorëzuan atë tek autoritetet e Armenisë, më 13 janar.

Ky sulm ka shkaktuar protesta në Erevan dhe qytetin tjetër, Gyumri, ku gjendet baza ushtarake ruse dhe ku jetonte familja e vrarë armene. Protestuesit kishin kërkuar që i dyshuari të transferohej në burg në Armeni.

Foshnja mashkull vdiq vetëm një ditë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, bisedoi me telefon me presidentin e Armenisë, Serzh Sarkisian, dhe i ofroi atij dërgimin e një aeroplani për transferimin e foshnjës në Moskë për shërim.

XS
SM
MD
LG