Ndërlidhjet

Kazakistan: Kryeredaktorja në grevë urie


Gulzhan Erghalieva
Gulzhan Erghalieva

Kryeredaktorja e revistës Adam Bol (Bëhu njeri), Gulzhan Erghalieva, e ka filluar grevën e urisë, pasi autoritetet e kanë mbyllur këtë revistë.

Kjo gazetare e njohur, që është ballafaquar me presion nga agjencitë për zbatimin e ligjit për vite të tëra, e ka filluar sot grevën e urisë në lokalet e revistës së vet në qytetin, Alma-Atë, në shenjë proteste ndaj mbylljes.

Në dhjetor, një gjykatë në këtë qytet urdhëroi mbylljen e saj për “propagandë lufte”.

Revista ishte mbyllur pasi e ka botuar një intervistë me një aktivist opozitar kazak, që jeton vullnetarisht në ekzil në Ukrainë. Në intervistë ky aktivist e ka fajësuar Rusinë për përfshirje në konfliktin ushtarak në pjesën lindore të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG