Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Ukraina të mos përdorë forcë kundër kryengritësve


Grigory Karasin

Grigory Karasin

Rusia thotë se Ukraina po përpiqet ta zgjidhë krizën në pjesën lindore të këtij vendi me forcë ushtarake dhe se kjo mund të çoj në “konsekuenca të pakthyeshme për shtetësinë e Ukrainës”.

Këto komente i ka bërë sot zëvendësministri i jashtëm rus, Grigory Karasin, për agjencinë Interfax.

Aktualisht Ukraina dhe Rusia po e akuzojnë njëra-tjetrën për injorim të thirrjeve për respektim të armëpushimit.

Ushtria e Ukrainës tha se afro 700 trupa ruse kanë kaluar në Ukrainë, sot herët në mëngjes, për t’i mbështetur separatistës prorusë.

Këto akuza po bëhen në periudhën kur trupat e qeverisë së Ukrainës dhe separatistët prorusë po luftojnë për kontroll ndaj aeroportit të Donjeckut, në pjesën lindore të Ukrainës.

Ushtria ukrainase ka pretenduar se e ka rimarrë kontrollin pothuajse në të gjitha pjesët e aeroportit të shkatërruar, të cilat gjatë javëve të fundit ishin nën kontroll të separatistëve.

Por, lideri separatist, Aleksandr Zakharchenko, në një konferencë për shtyp tha se “të gjitha përpjekjet e ushtrisë së Ukrainës për ta marrë aeroportin, kanë dështuar”.

XS
SM
MD
LG