Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Janë vrarë tre ushtarë dhe shtatë militantë


Pamje pas një sulmi të mëparshëm me bombë në Bajaur

Pamje pas një sulmi të mëparshëm me bombë në Bajaur

Zyrtarët pakistanezë thonë se së paku tre ushtarë dhe shtatë militantë janë vrarë sot gjatë përleshjeve në pjesën veriperëndimore të trazuar.

Sipas zyrtarëve lokalë dhe të sigurisë, përleshjet kanë ndodhur gjatë një operacioni të ushtrisë së Pakistanit për t’i pastruar militantët e dyshuar nga hapësirën Banda, në qarkun fisnor Bajaur, afër kufirit me Afganistanin.

Konsiderohet se rajoni Bajaur është përplotë me militantë islamikë, përfshirë talibanë dhe operativistë të al-Kaidës.

Trupat e Pakistanit janë të angazhuar në një ofensivë të shkallës së gjërë kundër militantëve në Vaziristanin Verior dhe Khyber, prej vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG